zoom

Stil

Babai i Kiarës kërcënoi opinionistët me gjyq, Zhaklin Lekatari i sygjeron psikiatrinë

Kiara Tito, është padyshim banorja më e komentuar në rrjete sociale dhe një nga më të fortat në ”Big Brother Albania Vip 2”. Me rikthimin e saj në shtëpi, sërish në rrjete sociale ka një gjuhë të rëndë, kjo nxitur edhe nga opinionistët.

Babai i Kiara Titos është shfaqur tejet i prekur. Ai tha se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë. Ai po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël.

Në rrjete sociale po qarkullon një foto ku në qendër të kritikave është Zhaklin Lekatari, një nga opinionistet e Big-ut dhe lajmit që fansat i kanë dërguar në Instagram me qëndrimin e babait të Kiarës, ajo i është përgjigjur me linkun e QSUNT, përkatësisht për shërbimin ë psikiatrisë. Nëse është e vërtetë, ky reagon është përtej lojës së Big-ut dhe duhet që produksioni të marrë masa.