zoom

In Zoom

Ekskluzive/ Skandal tjetër nga Wizz, shqiptarët ngjiten dhe zbresin nga avioni pas 2 orësh pritje

Shqiptarët vazhdojnë të vuajnë nëpër aeroportet europiane pasojat e papërgjegjshmërisë së kompanisë së fluturimeve Wizzair.

Këtë herë, Wizz, e njohur më shumë për problemet e saj se sa për shërbimet, ka shtyrë pa afat kthimin e pasagjerëve nga qyteti francez Mulhouse drejt Tiranës.

Burime të sigurta për Zoom.al tregojnë se për udhëtimin që duhet të kishte nisur në orën 16:50 (ora që ky artikull po shkruhet 18:50) fillimisht kompania i kishte njoftuar se ka probleme me sistemin. Të njëjtat burime tregojnë se biletat e shitura nga kompania nuk përkojnë me kapacitetet e avionëve, pasi aty ndodhen më tepër pasagjerë.

Pas 2 orëve pritje dhe pa asnjë njoftim se sa do të zgjasë më tej, pasagjerëve të këtij fluturimi u është njoftuar se do të bëjnë edhe njëherë boarding, kontrollin e rezervimeve para se të hipin në avion.

Në videot që posedon Zoom.al shihen pasagjerët e lodhur dhe të rënduar teksa zbresin nga avioni që duhej të ishte nisur 2 orë më parë.

Zoom.al ka raportuar herë pas herë dëmet që kjo kompani u ka shkaktuar shqiptarëve, duke nisur nga vonesat disa orëshe e deri tek komoditeti që u ofron atyre.

E njëjta kompani ka qenë shpesh herë në qendër të lajmeve edhe nga vendet e tjera europiane ku tregohen shkeljet që kryen kjo kompani./Zoom.al

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)