zoom

Bota

Silvio Berlusconi përfundon në kujdesin intesiv/ Si paraqitet gjendja e ish-kryeministrit italian

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është shtruar ditën e sotme në kujdesin intesiv pasi është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

86-vjeçari, i cili aktualisht është kreu i partisë së qendrës së djathtë ‘Forza Italia’, e po ashtu presidenti i klubit të futbollit, Monza, është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele në Milano, i njëjti spital ku ka qenë i shtruar që prej javës së kaluar.

Sipas shtypit italian, multimilioneri po lufton me problemet e zemrës dhe mushkërive, por një burim spitalor garanton se gjendja e Berlusconit është e qëndrueshme.