zoom

Slider

Habti Engjëll Hoti: Kam parë në ëndërr sikur i kam shënuar 4 gola portierit të Tiranës në derbi

Mesfushori i Partizanit, Engjëll Hoti ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV”, ku foli për fitoren kundër Teutës, pritshmërit në këtë sezon dhe rrugën drejt titullit kampion.

Biografia – “Kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Pas dy vitesh në Kosovë, në 2021 erdha në Tiranë. Në Gjermani kam luajtur deri me U17, U18. Ishte pak vështirë të bëja hapin e madh atje. Është kënaqësi të luaj për Kosovën, ose për Shqipërinë. Familja jeton në Gjermani, por është nga Kosova”.

Roli i preferuar në fushë – “Unë kam qejf të luaj pas sulmuesit si nr.10 ose kur është skema 4-3-3 si nr.8″.

Ëndrrat – “Ëndrra më e bukur që kam parë është sikur po i shënoja 4 gola portierit të Tiranës, Visar Bekaj në derbi. Nuk e di është mirë ta them apo jo, por kështu e kam parë. Nuk e di a më dalin ëndrrat, por shpresoj që kjo të dali (qesh).

Objektivi – “Dëshrioj shumë të luajë në Gjermani te Stuttgart në Bundesligë, aty kam familjen dhe jam rritur. Kjo është ëndrra ime tani”.

Tirana apo Partizani? – “Edhe vjet kemi pasur një ekip shumë të mirë. Si grup kemi qenë fantastik. Pas stërvitjes dilnim dhe hanim bashkë. Vjet ishim 10 futbollistët që dilnim bashkë, këtë vit 4-5. Të them të drejtë në të dy vendet kam pasur atmosferë të mirë. Atje kam pasur një shok, Limajn, që ishte edhe ai nga Gjermania. Edhe me Seferin kam shkuar mirë. Te Tirana dilnim gjysma e ekipit bashkë. Por edhe këtu kemi një super atmosferë”.

Marrëdhënia me rrjetet sociale – “Ne kemi 100 euro gjobë. Kush prek celularin, merr gjobë kur kemi analizë”. /zoom.al/