zoom

Bota

Ylli i filmave porno gati të dëshmojë kundër Trump: “S’mund të jetë më i frikshëm se pa rroba”

Emri i saj është lakuar si personi i cili u pagua nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për t’i blerë heshtjen.

Stormy Daniels, ylli i filmave për të rritur, shkaku që ish-presidenti do të përballet me akuza penale, ka deklaruar se është e frikësuar nga mbështetësit e Donald Trump, por se një gjë e tillë nuk e ndalon të përballet me të në gjyq.

“Nuk mund të jetë më i frikshëm i veshur, se sa ishte pa rroba”, tha ajo.

The Times sjell dëshminë e së resë që ka shkaktuar një nga ngjarjet më të pazakonta, jo vetëm për SHBA.

“Nuk është i paprekshëm. Një person me pushtet nuk mund të jetë imun nga përgjegjësia ligjore. Pavarësisht se cila është puna apo profesioni juaj, apo se sa të ardhura keni në llogarinë tuaj bankare, çdo person duhet të mbajë përgjegjësi për gjërat që ka thënë apo bërë”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë sipas “The Times” duket se ky nuk është rasti i ish-presidentit Trump, i cili e ka kaluar tërë jetën e tij duke ndjekjes penale apo pasojave të ardhura nga veprimet e tij.

Edhe pse akuzat kundër Trump nuk janë bërë ende publike, mediat ndërkombëtare raportojnë se prokurorët kanë hetuar një shumë prej 130,000 dollarëve të supozuara të paguara për Daniels në këmbim të heshtjes së saj, një javë para zgjedhjeve të vitit 2016.

Të martën, ish-presidenti 76-vjeçar duhet të dorëzohet ose të përballet me arrestimin dhe ekstradimin e tij në Nju Jork. Ai është presidenti i parë amerikan në histori që përballet me ndjekje penale.

“Është monumentale dhe epike, dhe unë jam krenare. Sido që të jetë rezultati, do të shkaktohet dhunë dhe vdekje. Nga kjo ngjarje do të ketë shumë gjëra të mira, por pa dyshim që do të ketë edhe pasoja jo të këndshme”, thotë Daniels.

Për 44 vjeçaren, e keqja tashmë ka filluar. Ajo bëri me dije se vetëm pak orë pas bërjes publike të aktakuzës ndaj Trump, ka nisur të marrë kërcënime në të gjitha platformat e rrjeteve sociale, në e-mail e madje edhe në telefon.

“Intensiteti i kontakteve është thuajse njëlloj me herën e parë, por se këtë radhë kërcënimet janë më të dhunshme. Herën e parë thjeshtë më ofendonim me fjalë që lidheshin me profesionin tim, ndërsa këtë herë kërcënimet shkojnë deri në vrasje. Janë shumë të dhunshëm dhe grafikë në fjalët e përdorura”, ka deklaruar ajo.

Ylli i filmave për të rritur rrëfen se për herë të parë ndihet shumë e firkësuar, edhe pse shprehet se një pjesë e saj mundohet të mos ta pranojë një gjë të tillë.

“Është e frikshme se si vetë Trump po nxit dhe inkurajon dhunën. Që nga sulmi në Kapitol më 6 janar 2021, mbështetësit e Trump ndjehen të guximshëm. Vendi është më i ndarë dhe njerëzit janë më të dëshpëruar. Unë nuk kam frikë nga ai, apo nga qeveria, por duhet vetëm një mbështetës i çmendur që mendon se po bën punën e Zotit ose po mbron demokracinë që të bëjë veprime për të cilat frikësohem”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë Daniels sqaron se frika e saj nuk e ndalon të përballet me manjatin në gjykatë.

Daniels, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Clifford, ende nuk është thirrur zyrtarisht për të dëshmuar kundër Trump.

“Shpresoj që do të më thërrasin, Unë nuk kam frikë, nuk kam asgjë për të fshehur dhe mezi pres tu tregoj të gjithëve gjithçka që di”, tha ajo.

Sipas saj, lajmi për aktakuzën i cili erdhi pasditen e së enjtes, ishte një tronditje., pasi nuk ishte diçka e paralajmëruar.

“Ka diçka vërtet ironike dhe qesharake që mora lajmin për aktakuzën ndërsa isha ulur mbi një kalë të cilin e kam quajtur Redemption,” thotë ajo, ndërsa shpjegon se paratë për të blerë kalin ishin pikërisht një pjesë e parave me të cilat u pagua nga Trump nëpërmjet Michael Cohen për të mos bërë publike marrëdhëniet e tij jashtëmartesore, gjë që do të ndikonte në fushatën e tij zgjehdore.

Sipas Daniels, ajo kishte bërë kryer marrëdhënie seksuale me Trump në një dhomë hoteli në Nevada në vitin 2006, gjë që mohohet nga ish-presidenti.

Daniels shprehet se ka qenë pikërisht profesioni i saj që e ka bërë Trump të mendonte korruptimin e saj.

“A mund të mendoni për një herë të vetme që ‘ylli pornografik’ nuk është vënë përpara emrit tim? Imagjinoni sikur të bëja diçka tjetër. A do të sillej ai njëlloj me një mësuese apo për shembull kontabiliste?”, tha ajo.

Megjithatë ajo mendon se profesioni i saj ka pasur një të mirë. Sipas saj ish-presidenti nuk mund ta kërcënonte për të heshtur me foto nudo, pasi ato ishin të shpërndara tashmë prej vetë saj kudo online.