Aplikacion
Goglat kapriçoze nxorrën këto çifte: Vllaznia-Egnatia dhe Tirana-Teuta. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen më datat 26 prill dhe 11 maj, ndërkohë që finalja e madhe do të zhvillohet më datën 1 qershor 2023.
Vllaznia vjen në këtë fazë pasi ka fituar në dy edicionet e fundit trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në total numëron 8 kupa të fituara.
Tirana mban rekordin në këtë kompeticion, duke u shpallur 16 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, ndërsa Teuta e ka fituar 4 herë kupën.
Egnatia është e vetmja nga katër gjysmëfinalistet që nuk ka arritur kurrë në këtë fazë të kompeticionit. /zoom.al/
Rama në Bashkinë e Tiranës 1 ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, takohet me nënkryetarët