zoom

Aktualitet

Përplasi me makinë të moshuarin dhe nipin e tij të mitur, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar pasi ka aksidentuar me makinë një 63-vjeçar dhe një të mitur.

Sipas burimeve zyrtare në pranga ka përfunduar shtetasi E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin P. M., 63 vjeç, dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç.

I moshuari dhe nipi i tij kanë pësuar dëmtime dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.