zoom

Bota

Kush është Stormy Daniels, pornstar-ja që futi presidentin Trump në telashe me drejtësinë

Stormy Daniels rikthehet në qendër të vëmendjes, si gruaja e lidhur me arrestimin e mundshëm të Donald Trump.

U fol shumë për të në vitin 2018, kur tha se ishte kërcënuar të mos tregonte për marrëdhënien e saj seksuale që kishte 12 vjet më parë me manjatin që më vonë u bë president.

Stormy Daniels, 44 vjeçe, e lindur në 17 mars 1979, me emrin e artit si Stephanie Clifford, u bë e famshme në të gjithë botën, duke rrëfyer se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara dhe kishte marrë në tetor 2016 (një muaj para zgjedhjeve) 130 mijë dollarë nga Michael Cohen, avokati i atëhershëm i “The Donald”, për të mos bërë të ditur marrëdhënien.

Por si u bë Stephanie Clifford, një gazetare aspiruese nga Luiziana, Stormy Daniels, aktorja e fortë e filmave porno, që e futi Trumpin në telashe dhe dërgoi në burg ish-avokatin e saj, Michael Cohen?

Dihet për të se është rritur me nënën e saj, e divorcuar, me probleme të rënda ekonomike – ndonjëherë kanë mbetur edhe pa energji elektrike, sepse nuk kanë mundur të paguajnë faturat, thotë ajo në biografinë e saj “Zbulimi i plotë”.

Si një vajzë e vogël në shkollë, drejtonte gazetën e institutit, një ëndërr që u ndërpre shpejt. Debutimi në botën e pornos ndodh kur ajo ishte ende e mitur: në moshën 17-vjeçare një mikeshë striptiste e bindi atë të bënte një skenë me të në një klub nate në Baton Rouge, Luiziana.

Por asaj i pëlqen aq shumë sa firmos menjëherë. Nga praktika në klube, kalon në kinemanë e filmave me “drita të kuqe”.

Stephanie /Stormy ka qenë ylli i mbi 150 filmave për të rritur. E pajisur me aftësi sipërmarrëseje, ajo u bë edhe regjisore, skenariste, producente.

Nga viti 2003 deri në vitin 2010, martohet me tre kolegë aktorë, njëri pas tjetrit. Me të tretin, Brandon Millerin, ajo lind një vajzë në vitin 2011. Dy vjet më parë, ishte përpjekur të linte botën e vështirë të pornos, duke u hedhur në politikë: ishte kandidate për senatin në Luiziana me republikanët, por u tërhoq në momentin e fundit.

Në atë kohë, afera me Trump tashmë kishte përfunduar: dyshohet se të dy u takuan në vitin 2006, kur miliarderi i Nju Jorkut ishte tashmë i martuar me Melanian dhe Zonja e Parë e ardhshme, sapo kishte sjellë në jetë djalin e tyre Barron.

Historia u shfaq në vitin 2018, kur gazeta “Wall Street Journal” raportoi se avokati personal i presidentit, do t’i kishte paguar Stormy-t 130,000 dollarë për të mos treguar kurrë historinë e tyre.

Por tashmë aktorja po ndiqej nga gazetat e tjera për shkak se thashethemet qarkullonin prej disa kohësh mes kolegëve të saj.

Stormy Daniels vendos të flasë, edhe sepse marrëveshja e paguar për të mbajtur gojën mbyllur nuk do të ishte nënshkruar kurrë nga Trump, kështu që nuk do të ishte e vlefshme, ishte linja mbrojtëse e avokatit të saj, Mike Avenatti.

Rasti u bë edhe më i nxehtë kur, pavarësisht përpjekjeve të presidentit për të bllokuar transmetimin, Stormy pranoi të intervistohej në rrjeti televiziv CBS, duke zbuluar gjithashtu se asaj iu afrua një i panjohur në një parking në Las Vegas, të cilin e kërcënoi se do të lëndonte nënën e saj nëse nuk do ta fute në telashe Trumpin.

Pasi arriti të “gozhdonte” Donldin dhe ta dërgonte avokatin e tij në burg, “viktima” e fundit e Stormy Daniels, është avokati i saj (tani ish), Mike Avenatti, një avokat kontrovers nga Kalifornia.

Gruaja e akuzoi atë se e mashtroi, duke vjedhur pothuajse 300,000 dollarë të paguar nga një shtëpi botuese si paradhënie për 800,000 dollarë për librin e saj me kujtime, “Full Disclosure”.

Bëhet fjalë për para të përdorura nga Avenatti për të marrë me qira një makinë “Ferrari” dhe për shpenzime që sipas aktakuzës ishin personale. Vitin e kaluar – ndërsa ishte tashmë në burg për një tjetër dënim për mashtrim – ai u dënua me 4 vjet.

Postime të lidhura