zoom

Stil

Kejvina flet për largimin nga “BBV”: Nga komentet negative, shëndeti i babait u përkeqësua

E ftuar në “Fun Club”, Kejvina Kthella ka komentuar largimin famëkeq nga “BBV”, si e përjetoi këtë familja e saj, deri dhe marrëdhënien e Luizit me Kiarën.

“Kur kam dalë komentet kanë qenë shumë agresive dhe nuk e kuptoj pse gjithë kjo urrejtje. Asnjëri nuk e kuptoi si u ndjeva unë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Kam kërkuar falje publikisht për atë gjest (shpullën) sigurisht se nuk është diçka e mirë. Familja janë mërzitur shumë nga komentet që kanë marrë. Babai im vuan edhe nga diabeti dhe pas kësaj e ka përjetuar edhe më keq dhe ka pasur komplikacione,-u shpreh modelja.

“Unë dhe Luizi nuk njihemi nga jashtë, kemi shkuar shumë mirë që natën e parë. Gjithmonë e thoja e kam si vëlla. Ai moment nuk mendoj se ka prishur marrëdhënien tonë, kur të dalë them se çdo gjë do të vazhdojë si më parë. Sa herë jemi zënë edhe me shoqërinë dhe jemi puthur sërish. Marrëdhënia ime me Luizin aty ka qenë me të vërtetë reale. Dronin e dërgova për t’i thënë jam me ty dhe për t’i kërkuar falje për gjestin,”-shtoi Kejvina në lidhje me Luizin.

Po me Kiarën, çfarë problemi ka Kejvina?

“Unë nuk kam probleme me Kiarën, ajo ka probleme me veten. Nuk e ndjej energjinë pozitive të saj kundrejt meje.”

Po në marrëdhënie me Luizin si i duket Kejvinës, Kiara?

“Nuk është e vërtetë. E kam thënë dhe brenda shtëpisë. Mbase tani mund të ketë ndryshuar se me gjithë ato gjëra që ka bërë Luizi për të. Mua më ka bërë përshtypje ndryshimi i saj. Se në fillim Kiara nuk e duronte fare Luizin. Madje e nëncmonte, nuk i bënte fare përshtypje. Pastaj kur u kthye nga spitali, ndryshoi Kiara,”-tha Kthella.

A mendon Kejvina se Olta e nxorri nga shtëpia?

“Më ka fryrë goxha. Më frynte, por gjëja që nuk më ka pëlqyer është kur ka mbyllur derën dhe ka buzëqeshur natën që ika unë. Nuk kam ndonjë mendim negativ për Oltën, të them të drejtën. Bashkëpunëtore në krim,”-përfundoi ajo./ Zoom.al