zoom

Politikë

SKANDALI/ Presidenti Bajram Begaj i lëshoi kolltukun Ramës gjatë takimit të djeshëm

Bajram Begaj ishte surprizë për të gjithë vitin e shkuar, teksa u propozua nga kryeministri Edi Rama për President të Republikës.

Në fakt përzgjedhja e tij ishte surprizë edhe për vetë Begajn, i cili dukej se nga pozicioni i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, u komandua në zyrën e Kreut të Shtetit.

Kjo u duk që në takimin e parë që zhvilloi në zyrën e kryeministrit teksa në pamjet e publikuara në atë kohë nga kryeministria dukej qartë niveli i tij inferioritetit ndaj atij që e kishte propozuar në postin më të lartë në vend.

Situata nuk ndryshoi as me futjen në presidencë dhe gjithmonë marrëdhënia mes Ramës dhe Begajt është parë si ajo me shefit dhe vartësit.

Kulmi do të arrinte ditën e djeshme, teksa kryeministri shkoi në presidencë për t’i propozuar emrin e ri të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Fillimisht Rama publikoi një foto teksa ai qendronte ulur në kolltuk, ndërsa kreu i Shtetit me dorë të fashuar ishte në një pozicion gjysmëulur.

Më vonë kryeministri e ndryshoi foton, duke vendosur një tjetër foto kësaj here të dy ulur njëri në kolltuk tek dhe tjetri në kolltukun e gjatë.

Por sërish edhe në këtë foto diçka nuk shkonte.

Zoom.al verifikoi të gjitha fotot e takimeve që presidenti Begaj kishte zhvilluar në këtë zyrë dhe konstatoi se në të gjitha takimet e mëparshme ai ka qenë ulur në kolltukun tek ku dje ishte ulur Rama.

Po ashtu u vu re se të gjithë miqtë që kishin vizituar zyrën e presidentit ishin ulur në kolltukun e gjatë.

Pra për herë të parë që nga ardhja në krye të presidencës, Begaj ishte detyruar t’i lëshonte Ramës kolltukun e tij.

Bëhet fjalë për kolltukun fizik se atë të kompetencave Begaj nuk e ka pas asnjëherë.