zoom

Aktualitet

U ndalua pasi lëvizte me 306 km/h me Ferrari, kush është shqiptari që tallej me policinë angleze

Aleks Visha, që u ndalua ditën e sotme nga policia për drejtim automjeti me shpejtësi të lartë nuk është një emër i panjohur për autoritetet, jo vetëm shqiptare, por edhe ato britanike.

Në janar të vitit të shkuar ishte media britanike Daily Mail ajo që kushtoi një artikull shqiptarit, i cili duket se është i prirur të sfidojë rregullat.

Në atë kohë media britanike shkruante se edhe pse i burgosur në një burg të Britanisë së Madhe, shqiptari, Aleks Vishaj bënte video live në rrjetet sociale ku fyente autoritetet angleze.

Vishaj në atë kohë ishte arrestuar dhe akuzohej për vjedhje, ndërsa ndodhej i burgosur në burgun Wandëorth të Londrës, që nga marsi i vitit 2021.

Edhe pse ai kishte qenë ekstraduar në Shqipëri, sipas mediave britanike, Vishaj në atë kohë 32-vjeçar, ishte rikthyer sërish në Mbretërinë e Bashkuar, e tallej në rrjete sociale për këtë gjë.

Ai thoshte se ligji për ekstradim nuk është aq i fortë seç thuhet.

Sipas mediave britanike, Vishaj, ka përdorur një pasaportë false për t’u kthyer në Londër, e ka ardhur ose përmes transportit detar, ose linjës së fluturimeve.