zoom

Aktualitet

Pamje të rënda/ Gruaja në Tiranë keqtrajton qenin dhe më pas e hedh nga kati i gjashtë

Një grua është tmerruar nga fqinja e saj e pamëshirshme, e cila hodhi qenin e saj nga kati i 6-të i pallatit.

Ajo ka filmuar të gjithë momentin teksa bërtet e frikësuar dhe thotë se do të marrë policinë. Po ashtu shprehet se fqinja prej 3 ditësh e dhunon qenin duke e goditur me shkop.

“Au, ou, idiote, o idiote mos o Zot mos. Çfarë bën moj idiote. Direkt policinë do marr, policinë do marr direkt në telefon sepse të kam me video kur e gjuan me shkop. Ke tre ditë që e gjuan me shkop”, dëgjohet të thotë qytetarja.

Pamjet janë publikuar në rrjete sociale nga ‘AnimalClubAlbania’ që tregon edhe qenin e shtrirë në tokë pasi është hedhur nga pallati.

http://