zoom

Politikë

Meta mesazh Berishës: Nëse bashkëpunon me Ramën, firmosim divorcin

Gjatë një takimi me kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës të forcës politike që drejton, Ilir Meta tha se nëse Berisha bashkëpunon me Ramën për çfarëdo lloj çështje, aty merr fund “martesa” mes tyre.

“Ka fjalë do prishet Berisha me Metën, nuk jam prishur kurrë me njeri për gjëra të tilla si kandidatë apo ministri e pozicione. Për kushtetutën prishem unë, për interesin kombëtar jam prishur, për gjëra të tilla nuk prishem.

Me Berishën prishem për dy gjëra, po bashkëpunoi me Edi Ramën, jo me PS-në, po me Ramën që ka mendjen të blejë e të korruptojë njerëz. Edhe nëse tërhiqet nga firma për referendumin, që ai nuk e bën se i qëndron marrëveshjeve dhe fjalës deri në fund”, tha Meta.

Një ditë më parë u zyrtarizuar aleanca Meta-Berisha.