zoom

Aktualitet

Ndërron jetë babai i Saimir Tahirit, ish-ministri i dërgon letër nga burgu: “O ba,si nuk më prite”

Babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Ish-ministri i brendshëm ndodhet aktualisht në burg, ndërsa lajmin e kanë dhënë familjarët në një postim në faqen e tij zyrtare në fb.

Në postim është publikuar edhe letra e Tahirit për të atin që e ka shkruar nga burgu.

Mësohet se, Bashkim Tahiri, vuante prej vitesh nga leuçemia dhe vitet e fundit sëmundja i ishte përkeqësuar.

Letra:

O Ba, si nuk më prite?

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

Të ndritë shpirti atje lart!

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:

Të dua shume Ba!

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Përgjithmonë!