Aplikacion
E pyetur nga Krasta, nëse prej prejardhjes dhe familjes së saj, a e ndjen veten një dëm anësor, për Belindin, ajo u shprej se shpesh prej tensionit që prodhon politika, e ka provuar këtë, madje dhe është ndjerë në faj.
Anna ka lënë të kuptohet se një nga cilësitë që ka çmuar shumë tek Belindi, është kurajoja që ka, dhe pasioni për t’i shkuar gjërave deri në fund.
Kandidati i Opozitës tha se zhurma ose sulmet që mund ti jenë bërë apo do i behen për lidhjen me Ana Shkrelin, ai nuk i përfill. Pasi gjërat i bën me zemër, siç u shpreh, dhe me zemër eshte edhe ajo çfarë ka me Annën.
Anna Shkreli pohoi se sipas saj Belindi nuk duhet të shqetësohet për propagandën apo sulmet, politikën e keqe, por duhet të ketë prioritet qytetarët dhe marrdhëniet me ta.
E sidomos, duhet sipas saj të bëjë kujdes me premtimet, pasi e nesërmja vjen shpejt.