Aplikacion
Sefa i ka thënë kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi se nëse legjitimohen dy kërkues në proces po bëhen me qëllim për të penguar regjistrimin e PD-së me kryetar Lulzim Bashën në zgjedhje, ndaj kërkojë marrjen e një hapi procedurial për të ndarë kërkesat.
Celibashi ka deklaruar se kërkesa e Sefës për të marrë një vendim të veçantë për çdo kërkues për regjistrimin si diçka “pa sens ligjor” dhe se kërkesa sipas tij do shqyrtohet bashkë.
“Kam bërë kërkesë në 6 mars në KQZ, çdo individ tjetër që bën kërkesë tjetër të shqyrtohet veçantas dhe aty të shihet legjitimiteti. Me ketë logjikë vij unë në emër të PS dhe mbaj në kolegj zgjedhor PS-në gjithë jetën sepse nuk më legjitimoni. Më tregoni numrin e kërkesës dhe datën e saj që po shqyrtohet në këtë moment”, u shpreh Sefa.
Me tone të larta, përfaqësuesi i grupit “Alibeaj”, gjithashtu i kërkoi kreut të KQZ që t’i drejtohet si përfaqësues i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe jo i Lulzim Bashës.
“Kryevepra” e qeverisë/ Këmbësorët nuk kalojnë dot, ura e Unazës së Madhe e mbytur në ujë