Aplikacion
30-vjeçarja, Rovena Cara ka qenë duke udhëtuar me mjetin e saj dhe dyshohet se për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa 30-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, 58-vjeçari Petrit Pashaj ka gjetur vdekjen teksa po udhëtonte me biçikletë, pasi u përplas nga një betoniere. Drejtuesi i betonieres, P. P. është shoqëruar në komisariat pasi mendohet të ketë qënë në gjëndje të dehur.
Në më pak se 24 orë në vendin tonë janë regjistruar 5 viktima dhe 3 të plagosur nga aksidentet rrugore.