Aplikacion
E reja e akuzoi babanë e saj 50-vjeçar për përdhunim, kërcënim dhe dhunë në familje, por asnjë prej akuzave nuk është e vërtetë pasi historia është stisur.
Mediat greke shkruajnë se çdo gjë ka filluar në dhjetor të 2020 deri më 17 shkurt 2021, pasi babai i 24-vjeçares nuk ishte dakord me marrëdhënien e saj me 29-vjeçarin shqiptar.
Babai ngriti një padi kundër partnerit të së bijës, duke pretenduar se i kishte dërguar atij një video me momente intime me vajzën e tij dhe mesazhe kërcënuese.
Megjithatë, 24-vjeçarja shkoi në polici, duke thënë se babai e kishte mbajtur të burgosur kundër dëshirës së saj në shtëpinë e familjes në Rodos , ku rreth fundit të shkurtit 2021 dhe ndërsa ata ishin vetëm në shtëpi e ka detyruar duke ushtruar dhunë fizike dhe kundër vullnetit të saj të kryente marrëdhënie seksuale me të.