Aplikacion
Sipas tyre dhe shumë të tjerëve, ky projekt i përket shtresave të caktuara të teleshikuesve, nuk është për këdo.
Unë e kam ndjekur këtë edicion. Kam nevojë të reflektoj dhe të mbërrij në konkluzione të vlefshme sipas sistemit tim të vlerave.
BBV2 është një produksion gjigand, “frut” i pashmangshëm i vlerave të debatueshme të gjithçkaje që aktualiteti ynë prodhon dhe promovon në kohën e tanishme.
Ta ndjekësh është një gjë, ta pëlqesh është një gjë, të çmendesh pas tij është një gjë tjetër por ta injorosh është e pamundur! Është njësoj sikur ta kesh shtëpinë në një lagje historike ku kanë ndërtuar një “grataçiel” dyzet katësh dhe ti që u thua të tjerëve “unë mbyll sytë dhe kthej kokën, kur shkoj në shtëpi, që të mos e shoh”!
E rithem që BBV2 është një produksion i bërë jo ashtu siç duhet, është parë nën dritën unike të një superbiznesi që e siguron superaudienca e garantuar. Është kjo mënyrë trajtimi në thelb të çdo “produkti” negativ që ky produksion servir. Këtu duhet të ndalem pak. A ka përgjegjësi ligjore produksioni për efektet negative të produktit të tij? Aspak. Zero. Biznesmeni mendon vetëm për paratë dhe në një sistem të tregut të lirë, kjo është legjitime. Është njësoj si ta kapësh me oligarkët për kullat e tmerrshme që kanë pushtuar Tiranën. Ata nuk kanë asnjë faj. Madje ëndrra e tyre e madhe është të ndërtojnë një superkompleks kullash në sheshin “Skënderbej”, por për momentin kjo nuk u lejohet.
Gjithkush është i lirë të mbajë qëndrimin e tij ndaj Big Brother. E vetmja mënyrë për të mos e pasur fare, është të bësh diçka më të ndjekur dhe më me vlera. Për kohën që jetojmë, kjo është e pamundur, sepse kemi pranuar një sistem ku dikton shumica, dhe shumica këto kërkesa ka dhe këtë produkt krijon e konsumon. Njerëzit e ditur dhe elitarë, në këtë sistem janë jashtë loje. E vetmja mënyrë që ata të shpalosin dhe të zbatojnë idetë e tyre, është diktati, i përcaktuar nga sistemi qeverisës, i cili nga ana e tij qëndron në këmbë prej po asaj shumice që kërkon “bigbradhër”!
A nuk është i dukshëm rrethi vicioz, me spiralen me kah nga poshtë?!
Mendoj se jemi diku nga fundi i rrugës drejt “katastrofës së madhe”, e prekjes së fundit. Dikur pendulumi dialektik i lëvizjeve shoqërore do të ndryshojë kahje (na mëson Hegel) dhe në paçim fat, gjërat do të fillojnë të lëvivizin të paktën kah e pranueshmja, me shpresë tek e pëlqyeshmja, sepse e përkora i përket vetëm krijuesit.
*(A e vutë re se është e mundur të flasësh gjatë për BBV2 edhe pa përmendur asnjë emër konkurenti?!)
Shkruar nga Edi Oga, marrë nga Facebook-u i autorit
Resorte në Lukovë, OMONIA thirrje banorëve: Ngrihuni! Turi dhe Hekurani s’kanë për t’i gëzuar