Aplikacion
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Niko Avrami” në kryeqytet.
Paraparkisht policia dyshon se shtetasi A.M ka ndërruar jetë për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.03.2023, në rrugën “Niko Avrami”, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 35 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.