Aplikacion
Policia bën të ditur se lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSHEE-së.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.