zoom

Aktualitet

Çfarë po ndodh me BKT? Zyrat qëndrore zhvendosen për arsye sigurie!

Selia qëndrore e Bankës Kombëtare Tregtare është zhvendosur nga ndërtesa ku ajo ka qëndruar prej ndryshimit të emrit si Banka e Kursimeve. Prej sot ajo nuk do të jetë më në bulevardin “Gjergj Fishta” në krah të Kishës Katolike, buzë Lanës.  Godina 4-katëshe është mbuluar me një copë në të cilën shkruhet edhe arsyeja e zhvendosjes dhe vendi i ri ku do të jenë zyrat qëndrore.

“Për sigurinë dhe komoditetin e klientëve dhe stafit tonë jemi zhvendosur në rrugën e vilave, Lundër”, shkruhet në mesazhin mbi fasadën e godinës.

Nuk është e qartë se çfarë e rrezikon sigurinë e stafit dhe klientëve në këtë godinë. Por në rrjet ka aludime se ndërtesa mund të shembet për t’i lënë vendin një ndërtese shumëkatëshe. /Zoom.al