zoom

Aktualitet

FOTO+VIDEO/Makinat të bëra copa nga aksidenti i rëndë në Tiranë, mes tyre edhe “Audi” e “Porsche”

Zoom.al ka siguruar pamjet nga aksidenti masiv në Tiranë ku u përfshi autobusi Unazës dhe disa automjete të tjera.

Zyrtarisht është raportuar për tre persona të plagosur por nga fotot e siguruara, duken shumë qytetarë të plagosur e të trembur nga aksidenti i frikshëm. Kjo nuk është hera e parë që urbanët e kryeqytetit përfshihen në aksidente që vendosin në rrezik jetën e qytetarëve.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar kaos, edhe shumë dëme materiale.

http://

Nga pamjet duket qartë se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Nga hetimet e deritanishme duket se autobusi ka goditur një automjet nga pas, dhe më pas ka vijuar goditja. Ndërkohë që një automjet ka përfunduar në trotuar, duke goditur stacionin e urbanit.
Mes automjeteve që u përplasën me autobusin e linjës së Unazës në Tiranë janë 4 makina luksoze.

Nga pamjet duket se është një automjet tip ‘Audi’, dy ‘Benz’ dhe një ‘Porsche’ janë bërë copash nga përplasja e fortë.

http://