zoom

Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Tiranë, flet një prej shoferëve të automjeteve: Erdhi me shpejtësi

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku autobusi i Unazës është aksidentuar me disa mjete në zonën e njohur si “Shallvaret”.

Shefi i qarkullimit në Tiranë,Taulant Gjoka ka folur për mediat ndërsa ka thënë se po vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen. Po ashtu theksoi se nuk përjashtohet shpjetësia si pistë kryesore e hetimit.

“Është shpejt për të dalë në një përfundim në lidhje me shkaqet e aksidentit, Grupi hetimore po kryen veprimet e duhura. Disa drejtues mjeti që janë në vendngjarje po kontrollohen po merren të dhënat, dhe sigurisht po testohen edhe për nivelin e alkoolit, ndërsa ata që janë në spital, sapo të mbarojnë me ndihmën e parë do testohen.Dëmet janë të konsiderueshme, ka vend për të dyshuar per një shpejtësi.” u shpreh Gjoka.

Drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin me autobusin e linjës së Unazës pasi ndodhej para tij ka folur për mediat duke thënë se autobusi ishte me shpejtësi, çka dyshohet se e ka shkaktuar përplasjen masive me 9 automjete.

“Dola mora pak veten, se nuk e kuptova çfarë ndodhi, vetëm mbaja këmbën në frena. Me sa pash në autobus kishte shumë të plagosur. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte, e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim”, tha ai.

Po ashtu, është dëmtuar edhe stacioni i autobusit ku mund të ketë pasur qytetarë duke pritur./zoom.al/