Aplikacion
Ka një moment që vetëm Edi Rama mund ta lëvizë: fondin rezervë të Këshillit të Ministrave.
E gjithë qeveria të bëhet së bashku, atë nuk e lëviz dot pa firmën e kryeministrit.Këtu është Arben Ahmetaj brenda. Se dje u hoq sikur është dorëjashtë. Se ai ka firmosur për fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. Ka zbatuar një urdhër të paligjshëm dhe është përgjegjës.Arben Ahmetaj, në intervistën e tij, ia numëroi ku e meritonte, Erion Velisë.Dhe aty, Arben Ahmetaj ka të drejtë. Sepse ai vetë, thotë që nuk ka firmosur për Elbasanin, Tiranën dhe Fierin. Për Tiranën, e sigurt që nuk ka firmosur. Për Elbasanin, sado që është thënë se Shkëlqim Cani nuk ka firmosur, rezulton se ka firmosur.Prandaj edhe këtu, ky që e quajnë Tigri i Korrupsionit, nuk ka vënë firmën.Por nuk ka diskutim se Erion Veliaj, pas Edi Ramës, nga ana ligjore, është njeriu me ligj, më kryesorët.Sepse djegësi i Tiranës ishte 128 milionë euro. Erion Veliaj shkeli çdo ligj që ajo të bëhej realitet. Firmosi vendime që i takonin Këshillit Bashkiak, firmosi vendime që i takonin Qarkut, kur qarku nuk ishte mbledhur asnjëherë.
Berisha tha se Ahmetaj është mëkatar, por ka të drejtë për faktin se nuk është aq i fuqishëm dhe nuk mund të lëvizte ai qeverinë.
Prandaj e tha ai, ndiqni paratë. E vërteta, Arben Ahmetaj nuk ka firmosur për Tiranën, ka larë duart. Shkruan se ky është një problem i qeverisë vendore. Dhe sipas tij, ka bërë një seri vërejtjesh për këtë. A mund të quhet i pafajshëm ai që sheh krimin, por nuk e denoncon?
Gjatë pyetjeve të gazetarëve, Berisha u ndal edhe tek marrëdhënia Rama- Ahmetaj. Sipas kreut demokrat, midis të dyve po zhvillohet një betejë e ashpër dhe personale.
Intervista e tij mbrëmë hodhi dritë të plotë mbi të vërtetat, të cilat në këtë sallë, që nga viti 2014, i kanë denoncuar zyrtarë të PD, gazetarë. Beteja është e ashpër, është personale midis Ramës dhe Ahmetajt.Edhe dy vjet po të rrëmonin, nuk mund të imagjinoni kush ia dha Adriatik Doçit faturat që i mohonte Arben Ahmetaj.Pra, nëse ai nuk e bën publik, do detyrohem t’i bëj publike. Ua them këtu sot. Po dole për të bërë transparencë, bëje të plotë se do detyrohem t’ia them këtu.Se këtu siç e shihni, personazhet në skenë janë qeveritarë mafiozë.Këta janë e keqja e vendit ndaj dhe ne do i denonocjmë!
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka thyer heshtjen dhe ka folur dje për akuzat publike për inceneratorët. Ai është i ftuar në emisionin ku iu përgjigjet akuzave lidhur me tre inceneratorët. I pyetur lidhur me deklaratën e bërë një javë më parë nga Rama i cili thoshte se Ahmetaj duhet t’i dali zot vetë këtyre akuzave, ish-zëvendëskryeministri tha se nuk ka asnjë lidhje me procedurat për të tre inceneratorët.
Në vijim të intervistës lidhur me çështjen e inceratorëve Arben Ahmetaj ka thënë se ka pasur njohje vetëm me Mirel Mërtirin, ndërsa dy pronarët e tjerë të inceneratorëve nuk i ka njohur. Ndërkohë ai është distancuar edhe nga përgjegjësia që kanë personat e tjerë, përfshi këtu edhe ish-deputetin Alqi Bllako dhe Erion Veliajn./zoom.al/
None found
Siguroi kushtet për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës