Aplikacion
Dyshohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta, bashkë me shokun e tij, në banesën e tij.
Policia ka arrestuar shtetasin Majdiel Husa pasi ai nuk ka kallëzuar në Polici ngjarjen që ka ndodhur në banesën e tij në Laprakë.
47-vjeçari Husa ka deklaruar në polici se e ka mbajtur trupin e pajetë në banesë për disa ditë, nga frika se mund të akuzohej për vrasjen e shokut të tij.
Bashkë me shokun ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike në banesën e Majdiel Husës në zonën e Laprakës. Të dy kanë ardhur bashkë nga Gjermania para pak kohësh, të deportuar, kanë shkuar në shtëpi dhe kanë pirë drogë dhe ka vdekur që aty. E ka mbajtur disa ditë në banesë dhe më pas e ka futur në makinë dhe e ka dërguar në Bërxullë me makinë në afërsi të përroit të Limuthit.
Ndërkohë policia sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur prej tyre, për konsumimin e lëndëve narkotike, si dhe automjetin e përdorur nga Husa për transportimin e trupit të pajetë të 48-vjeçarit.
Gjatë kontrollit në banesën e Husës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga shtetasi 47-vjeçari për transportimin e trupit të pajetë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./zoom.al/