zoom

Politikë

“Rama të ka lëshuar”, përgjigjet Ahmetaj: Kam zero përfshirje te inceneratorët, nuk ka akuzë

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka thyer heshtjen dhe ka folur sonte për akuzat publike për inceneratorët.

Ai është i ftuar në emisionin ku po i përgjigjet akuzave lidhur me tre inceneratorët.

I pyetur lidhur me deklaratën e bërë një javë më parë nga Rama i cili thoshte se Ahmetaj duhet t’i dali zot vetë këtyre akuzave, ish-zëvendëskryeministri tha se nuk ka asnjë lidhje me procedurat për të tre inceneratorët.

“Kam zero lidhje. Te inceneratori i Elbasanit kam zero perfshirje me procedurat.

Nuk kam firmë te inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe atij të Tiranes”, tha Ahmetaj.

Related Posts

None found