zoom

Tech

Temu, platforma e blerjeve online që “po kërcënon” Amazon-in dhe Walmart-in

Një platformë e re e blerjeve në internet po regjistron aplikacionin më të shkarkuar në Shtetet e Bashkuara, duke tejkaluar Amazon-in dhe Walmart-in.

Temu, një kompani shitjesh me pakicë në internet, me bazë në Boston, që ndan të njëjtin pronar me atë të kompanisë kineze të tregtisë sociale Pinduoduo bëri debutimin e saj në Super Bowl, ditën e diel.

E gjitha funksionon si një dyqan online – nga mallrat e shtëpisë, veshjet apo pajisjet elektronike.


“Ndjehuni sikur po shpenzoni duke blerë shumë gjëra, por me çmim të ulët”- është filozofia e kompanisë.

Rrobat e banjës së një gruaje në Temu kushtojnë përgjithësisht 6,50 dollarë, ndërsa një palë kufje me valë 8,50 dollarë.

Këto çmime çuditërisht të ulëta – të paktën sipas standardeve perëndimore – kanë sfiduar Shein-in, që ofron gjithashtu një përzgjedhje të gjerë veshjesh dhe mallrash shtëpiake të lira dhe ka bërë një depërtim të rëndësishëm në tregje, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Sipas Coresight Research, Shein konsiderohet si një nga konkurrentët e Temu-s, së bashku me Wish dhe Alibaba’s AliExpress./ Zoom.al