Aplikacion
Ai është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.
Ky shtetas dyshohet se në vitin 2017 ka themeluar një shoqëri fiktive me fushë veprimtarisë së trajtimin e integruar të inerteve dhe ka lëshuar fatura me çmime të larta, deri në fund të vitit 2018, kur i është miratuar leja ligjore për të kryer ketë veprimtari.
Bëhet fjalë për kompaninë “SILI”, e krijuar nga Silvester Driza, i cili sipas LSI-së është mik i Arbi Kokës, djalit të Lefter Kokës.
Më 28.06.2018 kjo kompani i është shitur Agim Seferit, mikut të ngushtë të Lefter Kokës.
Ajo ka siguruar nga inceneratori i Elbasanit një shumë prej 456 mijë euro.
Emri i Silvester Drizës është në mesin e një lkiste të gjatë personazhesh të denoncuar nga LSI si bashkëpunëtorë të Lefter Kokës në aferën e inceneratorëve.
Ata krijonin kompani fiktive për të përfituar para nga inceneratorët për punime apo shërbime që nuk kryheshin asnjë herë.
Akuzohet për vjedhje, ish-ministri Beqaj “shpërthen” në GJKKO: Vendimi i ndikuar nga Berisha