zoom

Stil

Plas debati mes Ermionës dhe Oltës në BBV: Je gjynah, duhet të të kontrollojë psikologu

“Big Brother” u dha banorëve një lojë ku duhet të ndaheshin në dy grupe dhe do të lidheshin me një litar që do qëndronin 24 orë ashtu.

Luizi dhe Olta do të zgjidhnin banorët dhe me të rënë gongu ata duhej të lidheshin me grupin që krijuan. Por loja nuk zgjati shumë pasi ishte Ermiona, ajo që u zgjidh, duke i prishur lojën Luizit dhe duke i dhënë automatikisht fitoren Oltës.

Veprimi i Ermionës, që sipas saj ishte pa qëllim, u shoqërua me debate të shumta gjatë gjithë ditës.

Ndërkohë teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Olta i thotë Ermionës që ka hyrë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të sulmuar atë së bashku me Luizin.

Pjesë nga debati:

Olta: I duhesh shumë në lojë atij, se ai nuk luan dot vetëm. Tani i ka ardhur një shumë e fortë, paç fat bashkë

Ermiona: O Zot

Olta: Ja këtu do jemi, ti do rrish gjatë

Ermiona: Sa gjynah që është

Olta: Ti do rrish gjatë këtu dhe ju të dy do jeni bashkë për të më rënë mua

Ermiona: Je shumë gjynah Olta, ke 50 ditë këtu

Olta: Unë probleme dua

Ermiona: Është shumë gjynah, të betohem

Olta: Jo gjynah je ti

Ermiona: Edhe shkon i thotë Luizit se është lojtare shumë e fortë në qoftë se e ka bërë vërtetë

Olta: Në qoftë se kam bërë çfarë?

Ermiona: Keni probleme të rënda, psikiatër dhe psikologu duhet të futet këtu ndonjëherë, t’iu kontrollojë trurin.

Olta: Pse më ke vënë barriera që në fillim?

Ermiona: Po është dëshira ime moj, i vë barriera kujt të dua

Olta: Atëherë mos më akuzo mua duke më thënë që ti je sjellë keq me mua

Ermiona: Kush të akuzoi? Ti vë edhe fjalë në gojë

Olta: Nuk ishte fare Luizi

Ermiona: Shumë energji Olta. Ciao. Më lodhe. Ti lodh njerëzit Olta

Olta: Bravo

Ermiona: Ti do të jesh protagoniste

Olta: Edhe ti do që të jesh

Ermiona: Unë jam protagoniste. Në 4 ditë të mora vëmendjen e publikut

Olta: Me budallallëqe?

Ermiona: Kush ishte budallallëku moj?