zoom

Sport

Esat Mala tregon Vllazninë: Balaj na bën të japim 200%, në Shkodër më pëlqen tava e krapit

Vllaznia arriti të fitonte ndaj Tiranës me shifrat 1-0 dhe rihapi garën për titull. Goli i vetëm u shënua nga Herald Marku me penallti, në fillim të pjesës së dytë.

Lidhur me këtë sukses në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV ORA”, foli futbollisti i Vllaznisë, Esat Mala.

Suksesi ndaj Tiranës – “Kjo ishte ndeshje klasike, kishte shumë rëndësi për ne. Është një ndeshje prestigji dhe të gjithë ndiheshin të motivuar”.

Jeta në Tiranë apo Shkodër – “Kam 9 nënte vite që jetoj këtu në Shqipëri. Në Tiranë jeta është më dinamike, Shkodra është më e qetë, më normale. Këtu më pëlqen edhe gatimi i tavës së krapit. Në këto momente po e shijoj këtë aventurë me Vllazninë”.

Objektivi – “Dëshira është që të shkojmë sa më larg me ekipin dhe të arrijmë objektivat e vendosur nga klubi”.

Partizani – “Kam kaluar ato vite me Partizanin, ka bërë ato lëvizjet në skuadër dhe është normale që të ketë luhatje”.

Bekim Balaj – “Impakti i Balajt dallohet në fushë, na bën që ne të japim dyfish nga vetja. Jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, na jep këshilla me eksperiencën e tij. Po tregon grintë për këtë fanellë, pavarësisht mungesës së golit”, tha Mala. /zoom.al/

Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të jashtme dhe turmë