zoom

Aktualitet

Protesta e thirrur nga Berisha, këto janë rrugët që do të bllokohen sot në Tiranë

Sot mbahet në kryeqytet protesta e thirrur nga opozita, ndaj Policia e Tiranës ka njoftuar për bllokim të disa segmenteve rrugore.

Në njoftimin shpërndarë mediave thuhet se duke filluar nga ora 06:00 e ditës së sotme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në disa segmente rrugore, ndërsa bllokimi i qarkullimit do të nisë nga ora 10:00.

Parkimi nuk lejohet në këto rrugë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 11.02.2023 deri në përfundim të tubimit.

“Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim,”- shkruhet në njoftim.

Opozita ka përcaktuar orën 12:00 si nisje të protestës, por nuk ka dhënë afatin e mbylljes së saj. Kyetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha një ditë më parë se protesta do të jetë paqësore, por nuk mohoi asnjë skenar të mundshëm. /Zoom.al