zoom

Aktualitet

Punëtori vdiq pasi ra nga pallati, arrestohet inxhinieri dhe tekniku i kompanisë në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga inxhinierin dhe teknikun e firmës së ndërtimit, pasi ditën e djeshme një punëtor ndërroi jetë gjatë orarit të punës.

53-vjeccari ra akidentalisht nga pallati në të cilin ishte dukue punuar dje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugës “Konferenca e Pezës”.

Ndërkohë të arrestuarit janë shtetasit E. S., 41 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës që po ndërtonte këtë pallat dhe E. B., 68 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi i kësaj firme, të dy banues në Tiranë.

Sipas të dhënave të INSTAT në Shqipëri çdo muaj vdesin 2 deri 3 persona si pasojë e aksidenteve në punë.