zoom

Blog

Si e dënova 19 -vjeçarin që kishte vjedhur librin “Gjuetari i Balonave”

Ndoqa gjykimin kundër një vajze të re, e cila për të shpëtuar një qytetar të dëmtuar nga një aksident rrugor, si dëshmitare në vendngjarje, drejtoi makinën pa patentë dhe e çoi të plagosurin në spital.

Aty e akuzuara priti policinë dhe tregoi se si e dha ndihmën e parë. Policia i kërkoi dokumentat dhe e arrestoi më pas për drejtim mjeti pa patentë. Për këtë akuzë prokuroria, me sytë ulur, kërkoi deklarimin fajtore të shtetases, megjithese pranoi gjestin human te saj.

Në fund të gjykimit e pyes gjyqtarin: I nderuar, si ky vendim, a ke dhënë të tjerë verdikte fajësie që nuk do doje kurrë t’i kishe shpallur?

U përgjigj: Po. Tetë vite më parë, më ka mbetur peng rasti i një djali nga Tirana. E kishte arrestuar policia për vjedhje. Ma sollën të pandehur. Kur lexova dosjen, pashë që kishte vjedhur librin “ Gjuetari i Balonave” .

E pyeta: Pse e vodhe? Me tha: Nuk kisha para, kisha dëgjuar aq shumë për këtë libër sa doja ta lexoja doemos. E vodha, por më identifikuan nga kamerat.

Ishte 19 vjeç. Nuk dhashë burg për të, por e dënova!