zoom

Aktualitet

Një person i jep fund jetës në Korçë, hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në qytetin e Korçës.

Një person është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.

I gjendur në kushte të rënduara psikologjike, P.H. është hedhur nga dritarja e banesës së tij.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.