Aplikacion
Duke se kreu i qeverisë që akuzohet për këtë skandal, po tenton të zhvlerësojë disa çështje.
Zoom.al shtron disa pyetje qe sot çdo qytetar që është njohur me këtë skandal do t’ia bënte kryeministrit.
Rama thotë që e ka takuar McGonigal se është pjesë e detyrës së tij, por a ka pasur takime protokollare?
A i është kërkuar nga FBI takimi, siç duhet të jetë në të vërtetë? Sepse nëse nuk i kërkohet nga FBI, bga mund ta dijë kryeministri apo kushdo tjetër që ai nuk ishte një mashtrues që hiqej si agjent i FBI?
Rama mes të tjerash thotë se nuk ka qenë në praninë e ndonjë biznesmeni por të një shqiptaro amerikani. E si mund të përfshijë një kryeministër, në një bisedë me një zyrtar të lartë të FBI dikë të panjohur?
Si mundet ai të shkëmbejë pikëpamjet për çështje të rëndësishme si influenca ruse në rajon, në prani të dikujt për te cilin ska asnjë gatanci se kush është?
Kur e ka takuar në zyrën e vete në kryeminsitri?
Thotë pa të keq se e ka takuar edhe në SHBA. Kë ka njoftuar ai pëe takimet që bën me zyrtarët e lartë sic duhet te bënte për aq kohë sa ushtron detyrën e kryeministrit?
Vec këtyre pikave sensitive që kërkon te zhvlerësoj, përvec shmangies se përballjes me opozitën në Kuvend, më të cilën nuk ka lënë cështje pa u kacafytur, Rama sonte tentoi të përfshinte gjithë mazhorancen në këtë aferë. Ai në Tëitter u shpreh se kjo cështje “nuk ka lidhje me ne”! Në fakt çeshtja ka lidhje vetëm me Ramën sepse emri i tij përmendet 14 here në dosjen hetimore të FBI për skandalin McGonigal.