Aplikacion
Bandat kriminale shqiptare janë kthyer edhe në një “mollë” sherri për politikën Ekuador, ku opozita sulmon qeverinë për luftën ndaj drogës dhe drejtësia e dobët që sjell lulëzim të bandave.
Në këtë shkrim lakohet edhe emri i Dritan Rexhepit, të cilin e cilësojnë si “mbreti” i mafies shqiptare në Ekuador. Rexhepi është arrestuar në 2014 me 279 kg drogë dhe atë kohë është dënuar me 13 vite burg.
Sipas “Vistazo.com”, disa nga anëtarët e organizatës kishin mbërritur në vend si sipërmarrës dhe biznesmenë të supozuar. Në artikull thuhet gjithashtu se mafia shqiptare në Ekuador ka ndërtuar “rrënjë” prej vitesh dhe se ata punojnë si një klan, familje.
Shkolla për fëmijë Hitman
Në hetimet e fundit, janë ngritur alarme për një modalitet të ri brenda organizatës, pas verifikimit të ekzistencës së shkollave për vrasje me porosi për të mitur .
Siç shpjegon gazetraja e kriminalistikës, Ana Minga, ky veprim i lejon atij të mbajë më gjatë subjektin e shërbimeve të tij.
“Ata kanë nevojë për mbrojtje dhe prandaj i hyjnë biznesit të vrasjeve me pagesë, që është pjesë e krimit të organizuar, dhe e bën më të qartë se ka shkolla për vrasje me porosi të drejtuara nga shqiptarët; më parë përdornin të rinjtë, por tani janë fëmijë 9 apo 10 vjeç”.
Po ashtu në këtë artikull flitet dhe për problemet në drejtësi, ku edhe një herë përmendet emri i Dritan Rexhepit, teksa shkruhet se edhe pse ishte i dënuar me 13 vite burg, në 2021, ai u la i lirë dhe vetëm nën masën e “detyrim paraqitje” deri në 2027.
Ndërtoi urë familjare për motrën, SPAK merr nën hetim kryetaren e komanduar të Bashkisë