Aplikacion
Në pranga kanë rënë Ferdinand dhe Erinin Kafeja ndërsa janë arrestuar gjithashtu edhe Denis Myrteza 38 vjeç dhe Izabela Buzi 25 vjeç, të cilët administronin 2 prej këtyre dyqaneve. Në kërkim janë shpallur edhe administratorët e 2 dyqaneve të tjera, shtetasit F. I., 37 vjeç dhe R. M., 45 vjeç.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto dyqane, më rrugët “Hoxha Tahsim”, “Konferenca e Pezës” dhe në “Rrugën e Durrësit”, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 763 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.