zoom

Aktualitet

Djali i biznesmenit të njohur u nguli thikën dy vëllezërve Hysa në Burrel, sherri nisi për….

Gjatë pasdites së djeshme, u regjistrua një sulm me thikë në Burrel, përballë Pallatit të Sportit. Ardit dhe Kristi Hysa u qëlluan me thikë nga Gerald Buci pas një konflikti me njëri-tjetrin.

Shkak i sherrit mësohet se ka qenë parakalimi i automjeteve.

Pas plagosjes, vëllezërit Hysa morën plagë të shumta në trup, ku njëri prej tyre u nis me helikopter dhe tjetri me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Autori i ngjarjes, Geri Buci, është djali i një biznesmeni të njohur në Burrel, pronari i një restoranti, afër qendrës. Buci është shpallur në kërkim nga policia.