Aplikacion
Zoom.al gjeti ne QKB dokumentat që provojnë se ai ka krijuar nje kompani bashkë me ish agjentin e SHISH Agron Neza.
Bëhet fjalë për një studio ligjore.
“Objekti i aktivitetit
Studio avokatie, Konsulence juridike. Organizim dhe kryerje te sherbime, te ndihmes juridike te shtetasve, organizatave apo Kompanive te ndryshme ne te gjithe sferat e administrates shteterore apo private, brenda ose jashte territorit te Republikes se Shqiperise me kerkesen e tyre kundrejt shperblimit te miratuar prej dy paleve dhe normave ligjore Kombetare dhe Nderkombetare. Konceptim informacioni ne fushen e drejtesise, kopjuterizime, sherbime dhe konceptime logjistike, Sidhe çdo veprimtari tjeter qe lejon legjistacioni Shqiptar dhe ne sherbim te Shoqerise. Investigime ne çdo lloj fushe. Si dhe çdo veprimtari tjeter qe i sherben rritjes dhe zhvillimit te kesaj shoqerie ne perputhje me legjistacionin shqiptar.
Në shtator 2022 në kohën që po lobonte për një takim në SHBA, ai hapi në Shqipëri një kompani, ku pas blerjes së aksioneve u emërua edhe administrator i saj.
Nga dokumentet e siguruara nga Qëndra Kombëtare e Biznesit, McGonigal është aksioner dhe administrator në shoqërinë “Law Office and Investigation”. Në të njëjtën kohë, bashkë me të aksioner të kompanisë bëhen edhe Agron Neza, që gjithashtu përmendet në dokumentet e kontakteve me rusët dhe ish-agjenti tjetër i FBI Mark Thomas Rossini, i cili aktualisht është në gjykim në Porto Riko, i akuzuar për mashtrim dhe konspiracion.
Po ashtu është zbuluar se studio e avokatisë ku McGoniga bën pjesë është marrë kryesisht me kompani nafte.
Sherri për shitjen e makinës! Goditi 3 herë me thikë në bark 40-vjeçarin, identifikohen autorët