zoom

Aktualitet

Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, kapet 61-vjeçari në Korçë

Një 61-vjeçar ka rënë në pranga, pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm në Korçë.

Bëhet fjalë për Artur Kaçanin,  i cili po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

“Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që do të transportonte emigrantë të paligjshëm, organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin dhe më pas ndalimin e automjetit tip “Opel” me drejtues shtetasin A. K., në qytetin e Bilishtit, Devoll. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 6 emigrantë të paligjshëm të cilët 61-vjeçari do t’i transportonte drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se shtetasi A. K. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur,”- thuhet në njoftim.