Aplikacion
Ai nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim për median, duke u përpjekur të shmangë pyetjet e drejtuara nga gazetarët lidhur me detajet e thirrjes së tij në SPAK.
Ish-kryebashkiaku Elvis Roshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion. Roshi ka qëndruar në SPAK për mbi një orë, ndërsa është thirrur me kërkesë të prokurores Enkeleda Millonai.
Burime bëjnë me dije se Roshi është thirrur në SPAK për t’u pyetur për tenderat e dhëna në kohën kur ai ka drejtuar bashkinë e Kavajës.