zoom

Aktualitet

Prangoset farmacisti që puthi me zor klienten dhe tregtonte barna kontrabandë

Farmacisti i shfaqur një ditë më parë në një video të emisionit “Stop”, është arrestuar.

Policia konfirmoi këtë të Enjte se vuri në pranga H.R., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në pamjet e transmetuara në emisionin
investigativ shihet se si farmacisti i bën një zonje premtimin për ti siguruar dhe shitur një medikament për abort në mënyrë ilegale. Në videon e transmetuar, nuk tregohet momenti kur farmacisti i shet produktin zonjës në fjalë.

Në pamjet e transmetuara shfaqen momente kur farmacisti e ngacmon seksualisht klienten. Për këtë, policia nuk ka ngritur akuzë penale.