zoom

Slider

Afera e inceneratorëve/ Berisha: SPAK është mbuluar nga plehrat e qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe shprehet se është mbuluar nga plehrat e qeverisë, duke iu referuar asaj që ai e cilëson, aferën e inceneratorëve.

Sipas Berishës, Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë mashtruar për fushën e plehrave në Sharrë.

“SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e qeverisë, nga djegësat e qeverisë.

Faktet e paraqitura dje, provonin katërcipërisht se Edi Rama ka mashtruar në çdo fjalë.

E vërteta është se çdo i ashtuquajtur OPGJ, apo BKH, apo SKAP-ist, mjafton të merrte një automjet dhe të shkonte në Sharrë të konstatonte se si Edi Rama dhe Erion Veliaj presin çdo ditë para dhe euro për kontot e tyre.

Se si vjedhin ditën dhe natën. Se si qytetarët paguajnë për ta, jo 11 euro siç thotë kontrata, por me taksat e tyre paguajnë 29 euro, siç don Edi Rama dhe Erion Veliaj për kontot e tyre”, theksoi kryedemokrati.

Berisha deklaroi gjithashtu se landfilli i mbetjeve në Sharrë është një kthyer në minierë floriri për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Related Posts

None found