zoom

Sport

Partizani dhe Tirana “argëtohen” në Kupën e Shqipërisë, Vllaznia fiton në sytë e Balajt

Nuk ka surpriza në Kupën e Shqipërisë, ekipet pretendente fitojnë me lehtësi dhe prekin fazën çerekfinale.

Tirana arriti një fitore të pastër 3-0 përballë Lushnjës, duke e dominuar takimin dhe duke hedhur një hap drejt kualifikimit në fazën tjetër. protagonist ishte brazilian Patrick, që shënoi një dy golësh.

Edhe Partizani fitoi kundër Korabit në transfertë me shifrat 3-1, me Xhuliano Skukën autor i një dopiete.

Sukses edhe për Vllazninë e Shkodrës, që mundi në transfertë 2-0 Bylisin me golat e Jonuzit dhe brazilianit Kaina.

Edhe Laçi prek kualifikimin, pasi mundi në transfertë Tomorin me rezultatin 3-1, ndërkohë Dinamo zhgënjeu në kryeqytet përballë Kastriotit, që fitoi me përmbysje 3-1. /zoom.al/

 

GRUPI A

LUSHNJA 0–3 TIRANA

Patrick 10′, 20′, Hila 23′

KORABI 1–3 PARTIZANI

Beshiraj 61′ / Skuka 39′, 53′, Murataj 81′

BYLIS 0–2 VLLAZNIA

Jonuzi 37′, Kaina 90+3′

DINAMO 1–3 KASTRIOTI

Danaj 4′ / Hasani 13′, Zogaj 51′, Arapi 90′

GRUPI B

TOMORI 1–3 LAÇI

Ismailaj 83′ / Spahiu 39′, Babatunde 50′, Borisiuk 62′