Aplikacion
Kujtojmë se Cristiano Ronaldo nënshkroi me Al Nassr një kontratë prej 400 milionë dollarësh, por, për shkak të pezullimit me dy ndeshje nga Premierliga, ai nuk ka mundur të debutojë deri më tani në Ligën e Arabisë Saudite. Kjo do të thotë se paraqitja e tij e parë në Arabinë Saudite do të vijë të enjten në miqësoren kundër PSG.
Jeta luksoze që Ronaldo do të ketë në Arabinë Saudite është e qartë, pasi ai do të jetojë në një nga lagjet më të shtrenjta të Riyadhi-t. Megjithatë, ai duhej të ishte i sigurt se lumturinë do ta ndjente çdo pjesëtar i familjes dhe me fotot e fundit duket se ai dhe Georgina do të shijojnë kohën së bashku në Lindjen e Mesme.
Paraqitja e Georgina gjatë zbulimit të Ronaldos me Al Nassr u mor si një shenjë krize, të cilën Georgina u përpoq ta minimizonte me postimet e saj në rrjetet sociale. Mirëpo, dyshimet vazhduan deri të hënën kur ata shfaqën fotot e sipërpërmendura ku ishin bashkë.
“Kohë cilësore me dashuritë e mia”, ka postuar Cristiano në llogarinë e tij në Twitter së bashku me dy foto, ku njëra tregon të gjithë familjen në një varkë me një liqen në sfond dhe disa ndërtesa në qytet.
Në tjetrën, në atë që duket si një akuarium, Georgina përqafon futbollistin, i cili buzëqesh para kamerës.
Quality time with my loves ❤️ pic.twitter.com/1kQk9aUkOs — Cristiano Ronaldo (@Cristiano) January 16, 2023 “>
Rama në Bashkinë e Tiranës 1 ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, takohet me nënkryetarët