zoom

Aktualitet

U arrestua për drogë, flet efektivi i RENEA-s: Nuk kam lidhje, ishte rastësi

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i një efektivi të RENEA-s dy ditë më parë, pasi në makinën që ai udhëtonte u gjet një sasi prej 1 kg kokainë.

Xhuljano Lici është shprehur se nuk ka lidhje me drogën, ndërsa thekson se gjatë kthimit nga Fieri për në Tiranë ka marrë një pasagjer rrugës.

“Jam efektiv i policisë dhe po udhëtoja nga Fieri drejt Tiranës . Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz. Në zonën e Plepave një person ngriti dorën dhe unë e mora në makinë. Me vete kishte një pako që e vendosi në bagazh” kjo ka qenë dëshmia e Xhuljo Lici, ndërsa sipas policisë ai nuk ka kontakte me dy personat e tjerë të arrestuar Ded Nimani me precedentë të mëparshëm në fushën e drogës dhe Luan Gaçi.

Por si erdhi arrestimi i tyre?

Policia raporton se kishte marrë informacion se dy persona do të blinin një sasi prej 1 ose 2 kg kokainë dhe më pas do e shisnin në Tiranë. Kështu është organizuar një grup hetuesish të cilët kanë ndjekur këmba këmbas dy Ded Nimanin dhe Luan Gaçin.

Në zonën e Plepave këta persona janë përgjuar dhe kanë biseduar me njëri tjetrin për pak minuta. Ndërkohë Luan Gaçi ka hipur në një makinë ndërsa Limani filloi të ecte në këmbë drejt Kavajës. Punonjësi i policisë ashtu ai rreth orës 11:05 ka hipu në një makinë. Punonjësit e policisë kanë evidentuar si pasagjer Ded Nimanin dhe si drejtues një person ende të panjohur. Në këtë moment Luan Gaci është afruar pranë makinës nga e cila dolën dy të tjerë. Të tre këta persona kanë shkuar tek bagazhi dhe kanë nxjerre që andej një pako.

Pakoja mbante mbishkrimin “Baroni” dhe kishte 1 kg kokainë.

Personi i panjohur rezultoi se ishte Xhuljano Lici, punonjës i forcave RENEA në qytetin e Fierit.

Të tre ata kanë dalë nga makinat përkatëse këmbëngul prokuroria dhe personi i panjohur që është oficeri i RENEA-s nxjerr pakon dhe pikërisht këtu kanë ndërhyrë grupet e vëzhgimit.