zoom

Aktualitet

STUDIMI/ Vaksinat bivalente Pfizer kundër COVID shkaktojnë goditje në tru, ja moshat që preken

Një sistem monitorimi, sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore të Shteteve të Bashkuara, ka arritur në përfundimin se versioni i përditësuar i vaksinës anti-COVID i kompanisë Pfizer dhe partnerit gjerman BioNTech, mund të lidhet me goditjet në tru tek të rriturit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nxorën rezultatin se njerëzit mbi 65 vjeç kishin gjasa më të mëdha të pësonin një goditje ishemike 21 ditë pas marrjes së vaksinës bivalente Pfizer/BioNTech.

Ishemia cerebrale shkaktohet nga bllokimet në arteriet që çojnë gjakun në tru.

FDA dhe CDC thanë se studime të tjera të mëdha, si Sistemi Monitorues i vetë CDC, të dhënat e vendeve të tjera dhe databazat e Pfizer-BioNTech, nuk e kishin shënuar këtë çështje sigurie, duke shtuar faktin se kërkohet më shumë hetim mbi rastin.

“Edhe pse tërësia e të dhënave aktualisht sugjeron se ka shumë pak gjasa që sinjali në VSD (Vaccine Safety Datalink) të përfaqësojë një rrezik të vërtetë klinik, ne besojmë se është e rëndësishme të ndajmë këtë informacion me publikun”, thanë autoritetet shëndetësore.

Pfizer dhe BioNTech thanë në një deklaratë se ata janë vënë në dijeni të raporteve për goditjet ishemike tek njerëzit e moshën 65 vjeç e lart pas vaksinimit me vaksinën e tyre të azhornuar.