Aplikacion
Ndërkohë, është sekuestruar një depozitë me 1500 litra gaz, një pompë karburanti dhe 28 bombola gazi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Metalic”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë.
Tregtonte gaz të kontrabanduar, në një ambient të përshtatur, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga 21-vjeçari. Sekuestrohen një depozitë me 1500 litra gaz, një pompë karburanti dhe 28 bombola gazi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Metalic”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 21 vjeç, banues në Babrru. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M., në lagjen “Skënderbeu”, në Babrru, kishte përshtatur një ambient në të cilin tregtonte gas të kontrabanduar dhe këtë aktivitet nuk e kishte deklaruar në organet kompetente.
Gjatë kontrollit në këtë ambient u konstatua një pompë karburanti dhe një depozitë metalike, e mbushur me 1500 litra gaz, që dyshohet se është i kontrabanduar, si dhe 28 bombola gazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.