zoom

Slider

Befason Sherif Kallaku, largohet nga Tirana për të shkuar te ekipi që lufton për mbijetesë

Sherif Kallaku i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Tiranës për t’u rikthyer te Teuta.

Edhe pse mesfushori ishte titullar te Tirana, vendosi që të largohet nga bardheblutë për t’u rikthyer te “Djemtë e Detit”.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Sherif Kallaku, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teutën pasi ishte pjesë e Tiranës në gjysmën e parë të sezonit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Kallaku, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Kastriotit”, shkruhej në njoftimin e Teutës. /zoom.al/